Veseli: Presim që opozita të mos e prish festën e 28 Nëntorit

Kosova

Veseli: Presim që opozita të mos e prish festën e 28 Nëntorit

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 20:22

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli thotë se presin që manifestimi i paralajmëruar për nesër nga ana e opozitës të mos e prish festën e 28 Nëntorit. Edhe një herë u ka bërë thirrje partive opozitare që t’i kthehen dialogut në Kuvend.

“Unë shpresoj të jetë paqësore, në Kuvend nuk kanë qenë paqësor, kanë qenë të dhunshëm. Shpresoj të jenë dinjitoz Ditën e Flamurit, të mos e prishin”, tha Veseli.

Thekson se Kuvendi po pret që opozita të reflektojë dhe të pranojë debatin si rrugë për dalje nga kriza aktuale politike.

“Opozita duhet ta thotë fjalën e vetë në Kuvend, opozita duhet t’i respektoj ligjet, përkatësisht rregulloren e Kuvendit”, tha Veseli në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21.

Veseli konfirmon se seanca e paralajmëruar për të hënën do të mbahet në sallën kryesore të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat