Opozita edhe të hënën do ta bllokojë punën e Kuvendit (Video)

Kosova

Opozita edhe të hënën do ta bllokojë punën e Kuvendit (Video)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 19:21

Opozita do të vazhdojë aksionet për bllokimin e Kuvendit, qysh të hënën kur është paraparë seanca e radhës.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për RTV Dukagjin, ka paralajmëruar veprime bllokuese, siç kanë ndodhur në seancat e mëparshme.

“Do të veprojmë të ndërpresim fuqizimin e marrëveshjeve (Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi), si më herët, me të gjitha veprimet që i kemi ndërmarrë”, ka thënë ai, duke shtuar se opozita mirëpret reflektimin e kryeministrit Isa Mustafa për Marrëveshjen e Demarkacionit, porse kërkesa e tyre mbetet e njëjtë: tërheqja nga marrëveshjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat