Mustafa uron 28 Nëntorin

Kosova

Mustafa uron 28 Nëntorin

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 18:45

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, 103 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar.

Kryeministri Mustafa ka theksuar se në këtë përvjetor, shqiptarët me të drejtë mund të festojnë për arritjet e tyre, kudo që jetojnë, ndërsa gjejnë motiv për të punuar edhe më shumë për të arritur aspiratat e integrimit mes veti dhe me aleatët e tyre natyralë.

“Kjo festë na obligon të nderojmë veprën e të gjithë atyre që punuan, e u sakrifikuan për kombin tonë. Na obligon të jemi mirënjohës ndaj kontributit të atyre që e krijuan dhe ndërtuan shtetin shqiptar, por edhe ndaj atyre që krijuan shtetin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

Republika e Kosovës, sipas kryeministrit Mustafa, po punon fuqishëm për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe për të forcuar lidhjet e bashkëpunimit me vendet demokratike të botës, të cilat gjithmonë kanë qenë krah i aspiratave liridashëse e paqedashëse të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat