AAK uron për festën e 28 Nëntorit dhe thërret për protestë

Kosova

AAK uron për festën e 28 Nëntorit dhe thërret për protestë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 18:21

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, uron gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

“Në njërën prej ditëve më të rëndësishme të kombit shqiptar, të gjithë shqiptarëve kudo që janë, ju urojmë, gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, që është festë e shumëfishtë e kombit shqiptar”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Njëherësh AAK-ja njofton se me 28 mbahet protesta me opozitën e bashkuar dhe sipas AAK-së, tubimi do të jetë paqëso me mesazhe politike, gjithashtu iu bënë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë.

“AAK së bashku me opozitën e bashkuar, në këtë ditë të madhe, në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, me fillim në orën 14;00, do të mbajë një manifestim protestues në kundërshtim të dy marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Bashkësinë e Komunave Serbe e në mbrojtje të shtetit. Tubimi do të jetë paqësor dhe me mesazhe politike, ku qytetarëve do t’iu drejtohen me nga një fjalë liderët e tri partive opozitare.

Ftoheni për një pjesëmarrje sa më masive, në mënyrë që mesazhi të jetë sa më I fuqishëm”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat