​Murati u takua me kryetaren e Parlamentit dhe me ministrin e Integrimit të Landit NRW

Kosova

​Murati u takua me kryetaren e Parlamentit dhe me ministrin e Integrimit të Landit NRW

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 18:04

Ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, gjatë ditës së sotme është pritur në ndërtesën e Parlamentit të landit më të madh në Gjermani, Nordrein Vestfalen, nga presidentja e Parlamentit të Landit, Carina Godecke, si dhe nga ministri i Shtetit për Integrim, Rainer Schmeltzer.

Në këtë takim, në të cilin ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ministri Murati njoftoi zyrtarët e lartë të shtetit gjerman për punën e Ministrisë së Diasporës në fushën e tërheqjes së investimeve, për mësimin plotësues, ndihmën që Republika e Kosovës i jep diasporës shqiptare për integrimin sa më të mirë në shtetet pritëse përmes rrjeteve të ndryshme, të cilat janë iniciuar, ndërsa i falënderoi Godecke dhe Schmeltzer për ndihmën që landi Nordrhein Vestfalen e jep për mësimin në gjuhën shqipe, duke kërkuar që kjo të merret edhe si model i suksesshëm për t’u aplikuar në landet e tjera, ku mësimi i gjuhës shqipe nuk përkrahet në nivel shtetëror.

Në anën tjetër, Schmeltzere njoftoi ministrin Murati për qendrat komunale të integrimit, të cilat merren me çështjet e financimit të projekteve të komuniteteve, ndërsa u shpreh i gatshëm për themelimin e bashkëpunimit dhe prezantimin, si dhe përkrahjen e projekteve për aftësimin profesional në Kosovë.

Po ashtu, edhe kryetarja e Parlamentit e vlerësoi lart vizitën e ministrit Murati, duke theksuar se bashkëpunimi nuk duhet të ndalet vetëm në nivelin federal apo të Landit, por edhe në projekte të binjakëzimit të qyteteve dhe realizimit të projekteve të përbashkëta.

Gjatë ditës, ministri Murati, bashkë me ministren e Kulturës së Shqipërisë, MirelaKumbaro,e vizitoi edhe minierën e famshme ZollZolverein, e cila është në listën e trashëgimive kulturore botërore, të mbrojtura nga UNESCO-ja.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat