Gratë e Opozitës në burgun e Lipjanit

Kosova

Gratë e Opozitës në burgun e Lipjanit

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:44

Gratë e opozitës kanë kërkuar lirimin e deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi gjatë një aktiviteti simbolik që e mbajtën pranë qendrës së paraburgimit në Lipjan.
Me këtë rast ato kane vendosur pano në rrethojat e këtij objekti.

Magbule Shkodra nga AAK ka deklaruar se mbajtja e Kadaj-Bujupit në burg është akt politik, njofton KK.

Për ta kundërshtuar mbajtjen në paraburgim të deputetes së AAK-së, strukturat e gruas të partive opozitare, paraprakisht mbajtën edhe një tubim në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat