Në qytetin e Gjilanit defilohet me pajton duke kënduar për 28 Nëntorin (Foto)

Kosova

Në qytetin e Gjilanit defilohet me pajton duke kënduar për 28 Nëntorin (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:36

Në Komunën e Gjilanit në kuadër të festës së flamurit kombëtar, është festuar më ndryshe se zakonisht, ngase këtë e bënë interesante për qytetarë, defilimi nëpër qytet i rinisë me veshje kombëtare, pajton dhe këngë për Shqipërinë e për flamurin, duke përshkruar kështu një ngjarje të madhe historike për shqiptarët që kishte ndodhur fillimin e shekullit të kaluar.

Këtij vargu të ecjes nëpër qendrën e Gjilanit, iu bashkëngjit edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, drejtorë të drejtorive komunale, qytetarë të rastit dhe kështu edhe pse në një mot me reshje bore, bënë që të tërhiqej vëmendja e qytetarëve në këtë festë kombëtare për gjithë shqiptarët.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat