Familja Jashari bën thirrje për unitet

Kosova

Familja Jashari bën thirrje për unitet

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:01

Shënimi i ditës së flamurit shqiptar nga liderët të institucioneve më të larta Republikës së Kosovës ka filluar sot me vizita dhe homazhe në Kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz, familje kjo e cila dha mesazh për bashkim.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës , Kadri Veseli Veseli së bashku me disa deputet vunë kurora lulesh në kompleksin memorial në Prekaz. Nga aty, Veseli ka vlerësuar lartë veprën dhe rënien e komandantit Adem Jashari.

Veseli: Ai është shndërruar në flamur të kombit

“Me 28 nëntor do t'i mbushte 60 vjet. Vetë rënja dhe vepra e tij tregojnë se jo rastësisht ka lindur me 28 nëntor. Ai është shndërruar në një flamur të kombit tonë, po aq siç është i shenjtë flamuri kombëtar", tha Veseli.

Sipas Veselit shteti i Kosovës është duke përparuar sa i përket integrimeve të më tutjeshme.

Veseli: Nuk ka rrugë që na ndal drejt integrimeve

"Shteti për të cilin ai dhe familja dhe bashkëluftëtarët e tij dhanë gjak çdo ditë e më tepër është duke u forcuar nuk ka rrugë që do të na ndal në rrugën tonë drejtë integrimeve euroatlantike", shtoi Veseli.

Megjithatë, Veseli nuk vizitoi familjen Jashari, duker thënë do ta vizitojë ndonjë ditë tjetër për shkak se vizitën do ta vazhdojë në fshatin Boletin, ku prehen eshtrat e heroit kombëtar që lidhet pikërisht me ditën e flamurit, Isa Boletini.

Prekazin e vizitoi gjithashtu edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli, i cili 28 Nëntorin e cilësoi ditë për përkujtim të komandantit Adem Jashari.

Demolli: Festën e flamurit e festojmë me familjen Jashari

“Ne sot si ministri me tërë personelin udhëheqës së saj, po thuajse, dolëm të vizitojmë kompleksin memorial përkujtimor të familjes Jashari dhe Prekazin në përgjithësi, në shenjë respekti për ditën e flamurit dhe të ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari. Gjithsesi do të shk ojmë të vizitojmë familjen Jashari në mënyrë së bashku me ta, të festojmë festën e flamurit por njëherit edhe të përkujtojmë komandantin legjendar me rastin e ditëlindjes së tij “, theksoi Demolli.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka falënderuar të gjithë ata që kontribuojnë për vend, duke bërë thirrje për unitet.

Jashari: Në të ardhëm të jemi bashkë

“I falënderoj të gjithë shqiptarët për vizitat, për punën, për kontributin që kanë dhënë deri më tani. Shpresoj edhe në të ardhmen jemi të gjithë bashkë, se pa një unitet e kemi të vështirë të bashkuar e kemi zor t’i arrijmë qëllimet tona. Shpresoj që gjithmonë të jemi bashkë dhe vazhdojmë rrugën bashkë si komb dhe si shqiptarë”, potencoi Jashari.

Ndryshe, Prekazin e vizituan edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale dhe qytetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat