Nisma viziton Prekazin e Adem Jasharit (Foto)

Kosova

Nisma viziton Prekazin e Adem Jasharit (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:25

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, kryetari Fatmir Limaj të shoqëruar nga anëtarë të kryesisë, deputetë dhe bashkëpunëtorë të NISMA për Kosovën kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në kuadër të festave të nëntorit.
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Kosovën Krasniqi, ka thënë se Prekazi është vendi ku janë ngrit themelet e shtetit të Kosovës.

“Sot jemi në Prekaz edhe për të festuar edhe për te bërë nderime aty ku janë ngrit themelet e shtetit tonë por jo vetëm themelet këtu është vendi ku pavarësia ka marr jetë, është vendi ku liria gjithashtu ka marr jetë dhe do të jetë në obligimin tonë gjithnjë për të qenë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë të vendit tonë”, ka thënë Krasniqi.
Gjithashtu, delegacioni i Nisma për Kosovën vizituan edhe Familjen Jashari, ku u pritën nga përfaqësuesi i kësaj familjeje, Rifat Jashari./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat