S’ka Asociacion pa shuarjen e strukturave paralele serbe

Kosova

S’ka Asociacion pa shuarjen e strukturave paralele serbe

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 12:57

Qeveria e Kosovës ka paraqitur pranë Bashkimit Evropian raportin e shkurtër mbi progresin dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit gjatë këtij viti, ku thuhet se Serbia është fajtore për mos shuarjen e strukturave paralele dhe vetëm atëherë do të fillon themelimi i asociacionit.

Në raport thuhet se Serbia i mbështet strukturat paralele, në vend se t`i shpërbëj në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Kurse, Kosova ka kushtëzuar themelimin e Asociacionit me largimin e plotë të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe vetëm pasi që të konfirmohet largimi i atyre strukturave, atëherë do të fillon themelimi i asociacionit.

Raporti paraqet procesin e përgjithshëm të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve në vazhdën e detyrimeve të secilës palë në dialogun e Brukselit dhe është i nënshkruar nga ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, njëherësh Kryenegociatore në Dialogun Teknik të Bruksel.

Në këtë raport janë ndarë në tri grupe kryesore marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit:

“Marrëveshjet për bashkëpunimin bilateral mes dy shteteve – siç janë marrëveshja për MIK-un dhe protokolli teknik, bashkëpunimi dhe pjesëmarrja rajonale, liria e lëvizjes, tregtia e lirë/ vulat doganore, energji, telekom, SEED-in doganor (apo Shkëmbimin sistematik të të dhënave elektronike), njohja e ndërsjellë e diplomave universitare, njohja e ndërsjellë e sigurimit të automjeteve, njohja e ndërsjellë e CPP-së (certifikatës së produkteve mjekësore), ndihma e ndërsjellë juridike, Zyrave të Ndërlidhjes dhe marrëveshjes për vizitat zyrtare.2. Marrëveshjet për normalizimin e situatës në veri të Kosovës – siç janë ajo për Funksionimin ligjor komunal në katër komunat veriore, polici, drejtësi, shpërbërjen e Mbrojtjes Civile, ligjin për amnisti, fondin ezhvillimit, licencimin e kompanive në veri, heqjen e barrikadës nga ura në Mitrovicë. Këto marrëveshje synojnë konsolidimin e sistemit të Kosovës në pjesën veriore të vendit, integrimin e serbëve të Kosovës në sistemin e Kosovës dhe largimin e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe Marrëveshjet për reparacionet e luftës – siç janë marrëveshjet mbi kthimin e librave themeltar të regjistrimit civil të Kosovës dhe të dhënat kadastrale nga Serbia në Kosovë, të cilat janë marrë nga Serbia gjatë kohës së luftës në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Sipas raportit, gjetjet tregojnë që marrëveshjet e grupit një dhe tre kanë shënuar më shumë përparim se ato të grupit të dytë.

Në këtë raport thuhet se marrëveshjet e grupit të dytë nuk kanë shënuar progres të vërtetë, për arsye të dështimeve të Serbisë për të zbatuar, vonuar ose shkelur ato.

“Nga të gjitha këto marrëveshje kërkohet konsolidimi i sistemit të Kosovës në pjesën veriore të Kosovës dhe integrimi i serbëve të Kosovës, si dhe largimin e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë. Megjithatë, përveç në polici, ku zbatimi është realizuar në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, fushat e tjera janë përballur ose me zbatim të paqartë ose me vonesa tà « mëdha deri më sot. Në mënyrë që të kuptohen paqartësitë e tilla, si shembull është marrëveshja për zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Kosovëe cila bën thirrjen e katër komunave veriore (Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç) për pjesëmarrje. Marrëveshja kishte synim krijimin e funksionimit ligjor të këtyre organeve komunale në pajtim me ligjin e Kosovës. Megjithatë, në realitet përfundoi në situatë paradoksale ku strukturat ligjore komunale janë duke u penguar nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, sepse Serbia i mbështet ato, në vend se t`i shpërbëj ato në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Shembuj të ngjashëm mund të gjenden edhe në fusha të tjera”, të theksuara në këtë raport.

Po ashtu, në raport thuhet se zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe vazhdimi i mos largimit të strukturave paralele serbe në Kosovë nuk korrespondojnë me qëllimet e Marrëveshjeve të Brukselit.

“Mbetet pikëpyetje nëse kjo mund të konsiderohet si zbatim që kemi dashur, kërkuar dhe dakorduar. Ekziston frika se për zbatimin e marrëveshjeve të fushave të tjera si drejtësia, shpërbërja e mbrojtjes civile do të pasohet me modele të ngjashme të paqarta. Padyshim, edhe në qoftë se nuk do të ketë shpërbërje të plotë dhe të verifikuar të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë ka të ngjarë që qëllimet e këtij dialogu të minohen. Për të gjithë ata që vëzhgojnë procesin e zbatimit, fokusin duhet ta vendosin në ekzaminimin e largimit efektiv të strukturave paralele. Është e paimagjinueshme, por e vërtetë se marrëveshja për njohjen reciproke të vulave doganore e vitit 2011 ka kërkuar largimin e vulave paralele dhe zyrave doganore, por ende edhe sot ato vula dhe struktura ilegale ekzistojnë. Ky dualizëm,i zbatimit të kërkesave të marrëveshjes së Brukselit e në të njëjtën kohë mbajtja e strukturave paralele, i mundëson Serbisë që të raportoj tek BE për progresin e zbatimit, përderisa ende i mban strukturat e saja paralele në Kosovë të pa prekura. Në një mënyrë, pjesa e zbatimit bëhet një mbulesë për ndërhyrje dhe paralelizëm nga Serbia. Sipërfaqësisht duket se marrëveshjet janë duke u zbatuar, por në thellësi ato mbesin kontradiktore dhe larg nga ajo çfarë është rënë dakord në Bruksel. Fakti se ministrat e Qeverisë së Kosovës janë duke u penguar të bëjnë vizita në komunat veriore, flet vetvetiu për situatën aktuale”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se Kosova ka kushtëzuar themelimin e Asociacionit me largimin e plotë të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

Marrëveshja në parim është arritur në Bruksel që është në paralel me procesin e hartimit të statusit të Asociacionit, ku sipas raportit grupi trepalësh pune do të punojnë në planin për largimin e strukturave paralele.

“Kosova pohon se pasi që të konfirmohet largimi i atyre strukturave, atëherë do të fillon themelimi i asociacionit. Në mënyrë që zbatimi të përparojë ndjeshëm, Serbia duhet ta heq Kosovën nga kushtetuta e saj dhe gjithashtu t’i shuaj të gjitha strukturat paralele, për të treguar qëndrueshmëri në angazhimin e saj për dialogun e Brukselit dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, siç parashihet në Kapitullin e 35 të negociatave për anëtarësim në BE:, thuhet aty.

Mënyra e bërjes së fushatës nga ana e Serbisë që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në raport thuhet se ka treguar jo vetëm për shkeljen thelbësore të parimeve themelore të dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve, por edhe ka zbuluar se sa larg është Serbia nga vlerat evropiane.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në Dialogun e Brukselit dhe në zbatimin e marrëveshjeve. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka qenë moment historik për rrugën zyrtare të Kosovës në integrimin evropian. Kjo ka ndihmuar Kosovën që të rifreskojë motivimin për të shty përpara reformat evropiane dhe të vazhdojë qasjen e saj të përgjegjshme në dialogun e Brukselit. Vendimi i BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës paraqet hap të rëndësishëm që Kosova me meritë është duke e pritur”, përfundon raporti.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen nga BE si lehtësues i këtij dialogu dhe si një organizatë ku Kosova aspiron anëtarësimin e plotë. Vlerësojmë lartë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe të gjitha vendeve tjera në dialogun e Brukselit dhe në perspektivën euroatlantike të Kosovës në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat