Konjufca nuk e qartëson pjesëmarrjen e Kurtit, Haxhiut e Topallit në protestë: Do të jetë befasi (Foto + Video)

Kosova

Konjufca nuk e qartëson pjesëmarrjen e Kurtit, Haxhiut e Topallit në protestë: Do të jetë befasi (Foto + Video)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 12:32

Në konferencën që u mbajt në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, opozita i bërë thirrje policisë që të ndihmojë në mbarëvajtjen e manifestimit për 28 Nëntor, duke i lutur ata që të mos e pengojnë këtë manifestim paqësor.

Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se pjesëmarrja e tre deputetëve të Vetëvendosjes në këtë marsh, ndaj të cilëve është lëshuar fletarrest për veprimet e tyre në Kuvendin, do të mbetet befasi.

“Nuk jap informacione nëse Kurti, Haxhiu e Topalli do të marrin pjesë në protestë, por do ta lëmë befasi nëse do të jenë pjesë ose jo”, ka thënë Konjufca.

Ndërkaq, sekretari i Nismës për Kosovën, Billal Sherifi, ka thënë se Qeveria në vazhdimësi e ka kontestuar përkrahjen qytetare për opozitën, dhe sipas tij më 28 Nëntor do të dëshmohet kjo përkrahjae ose mospërkrahje.

“Qeveria ka kërkuar në vazhdimësi nga opozita që ta thërrasin protestën për ta parë nëse janë qytetarët me ne.Ftoj policinë që të ndihmojë mbarëvajtjen e manifestimit e mos të pengohen”, ka thënë Sherifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat