Svarqa: Procedurat janë publike; Kadriu: Nuk i njohim investitorët

Kosova

Svarqa: Procedurat janë publike; Kadriu: Nuk i njohim investitorët

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 00:32

Muharrem Svarqa dhe Abrër Kadriu kanë paraqitur bindjet e tyre për procedurat e ndjekura në rastin e dhënies me qira të një pjesë të një objekti të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Spitalit Oftalmologjik Indian.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa ka thënë se ajo është pjesë e një objekti jo shumë të frekuentuar, njofton KK.

“Po ndodhin paradokse që në kuadër të festave të merremi me çështje të tilla”.

“Një pjesë e objektit Mjekësisë Familjare të Ferizajt i është dhënë Spitalit Oftalmologjik Indian”.

“Qyteti i Ferizajt i ka katër qendra të Mjekësisë Familjare dhe njëra nga ato që është më pak e frekuentuar ka mundur që në një pjesë të saj të ofrojë edhe shërbime alternativ”.

Arbër Kadriu nga INPO ka thënë se kanë dyshime në procedurat e ndjekura në këtë rast dhe paqartësi në atë se kush është investitori.

“Ne sot i kemi dërguar kryetarit të komunës një letër të hapur, në kuadër të së cilës i kemi kërkuar që të bëjnë transparente dy çështje kryesore. I pari është rasti i këtij spitali privat”.

“Dyshimet janë në atë se cilat procedura janë ndjekur në këtë rast”.

“Ne kërkojmë që të bëhen publike procedurat e ndjekura”.

“E dyta çështje e paqartë është: kush është investitori dhe veprimtaria e mjekëve që do të operojnë.

“Duam që të dimë kush janë investitorët”.

Mirëpo, sipas Svarqës procedurat kanë qenë publike. Ai po ashtu ka bërë të qarta edhe disa detaje të kontratës për këtë rast.

“Nuk është e vërtetë që procedurat nuk janë publike. Vet INPO ka qenë pjesë e mbledhjes kur janë marrë vendimet”.

“Gjithçka ka qenë publike”.

“Qiraja kap shumën 2850 euro në muaj. Për 24 muaj marrim rreth 68 mijë euro”.

“Investitorët shohin interesin e tyre, por interesi i qytetarëve është më i madh. Synimi i vetëm është që qytetarët tanë të trajtohen në Kosovë dhe jo të bredhin nëpër spitale jashtë vendit”.

“Kushdo ka të drejtë për qasje në dokumente zyrtare”.

Kadriu megjithatë ka thënë se procedurat mbeten të paqarta.

“Ne i kemi kërkuar të gjitha hapësirat – ëebfaqen e komunës dhe atë të KRPP-së, por procedurat nuk kanë qenë publike”.

“Në një rast të tillë, kemi bërë kërkesë nga kryetari”.

“Ne kërkojmë që të bëhen publike të gjitha procedurat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat