Fshatrat e Mitrovicës dhe Malishevës me ndërprerje të rrymës

Kosova

Fshatrat e Mitrovicës dhe Malishevës me ndërprerje të rrymës

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 00:10

Për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara, KEDS nesër do të bëjë shkyçje të daljes Mirusha të Malishevës prej orës 11:00 deri në orën 15:00, si dhe daljes Koshtova të Mitrovicës, prej orës 09:00-11:00 dhe 13:00-16:00.

Fshatrat e Malishevës që do të mbesin pa energji elektrike, gjatë kohës sa do të zgjatin punimet janë Mirusha, Gurbardhi, Burimi, Lubizhda, Turjaka, Damanek, Bubla, Panorci, Llapqeva dhe Mrasori. Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara, zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit.

Kurse, me shkyçjet e dalja 10 kV Koshtova, pa energji elektrike do të mbesë fshati Gushavc. Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të ngritjessë shtyllave të rrjetit elektrik sipas kërkesës së G3inxhinjering.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat