Kompleksi memorial i Jasharajve dhe kulla e Isa Boletinit në Boletin, do të jenë nesër nikoqire të personaliteteve, por edhe të qytetarëve anekënd.
Deri tash, në këto dy memoriale ka paralajmëruar vizitë kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Me rastin e Festës së 28 Nëntorit, të premten, më 27 nëntor, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të qëndrojë në Lagjen Jashari në Prekaz, për të bërë nderime pranë Varrezave të Dëshmorëve”, thuhet në njoftimin e zyrës së kreut të Kuvendit.