Opozita e Bashkuar mban takim edhe në Prizren

Kosova

Opozita e Bashkuar mban takim edhe në Prizren

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 20:51

Opozita e Bashkuar në Prizren ka mbajtur takimin të përbashkët në qytetin e Prizrenit për koordinimin e angazhimeve lidhur me "Manifestimin për Republikën" i cili do të mbahet me 28 nëntor në ora 14:00 në Prishtinë.

Me këtë rast, përfaqësusit nga VV, AAK, BD dhe Nisma kanë diskutuar me strukturat e tyre dhe me qytetarët në Prizren që në menyrë sa me te organizuar të marrin pjesë në këtë manifestim dhe ti thonë jo marrëveshjeve të dëmshme të nënshkruara me Serbinë, ta shpëtojmë Kosovën nga Bashkësia e komunave Serbe dhe Demarkacionit i kufirit me Malin e Zi.

Gjatë këtij takim është vendosur që nisja të bëheet në mënyrë të organuzuar nga stacioni i Autobusave ne Prizren ne ora 10:30, si dhe nga fshatrat Korishë, Zhur, Billush, Gjonaj dhe Romaje. Pjesmarrja jonë masive do të deshmojë se Prizreni nuk e duron kthimin e Serbisë ne Kosovë./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat