LDK-ja në Gjilan respekton agjendën e punës ...

Kosova

LDK-ja në Gjilan respekton agjendën e punës ...

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 20:41

Gjilan, 26 nëntor. Në përmbushje të agjendës së Degës së LDK-së në Gjilan, në takimin që u mbajt sot, më 26 Nëntor 2015 me kryetarët e Nëndegëve, i ftuar ishte drejtori i Shërbimeve Publike z. Naser Korça për të raportuar për punën 9 mujore dhe planet për përmbylljen e këtij viti.

Bazuar në buxhetin e komunës për këtë vit komuna ka realizuar një numër të konsideruar të projekteve, duke përmbushur kështu nevojat e qytetarëve, si në qytet ashtu edhe në fshatrat e komunës sonë, duke pasur parasysh të bëj një shpërndarje proporcionale të këtyre projekteve.

Drejtori z. Naser Korça i shoqëruar edhe nga drejtori i departamentit të Prokurimit z. Salih Kqiku dhe shefi i grupit të këshilltarëve komunal të LDK-së z. Avdyl Aliu, falënderuan kryetarët e Nëndegëve për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shpresuar se ky bashkëpunim do të vazhdojw edhe në vitin 2016 dhe 2017 ku pritet të bëhen shumë punë në infrastrukturë.

Pasi që tani jemi në stinën e dimrit dhe kushtet atmosferike nuk lejojnë që të punohet shumë në infrastrukturë, atëherë konsiderohet që kjo kohë është e mire të punohet në pregatitje të projekteve, në mënyrë që me fillim të pranverës të jemi të gatshëm për ekzekutim të punëve. Në këtë kontest u kërkua nga kryetarët e Nëndegëve që ata t’i artikulojnë kërkesat dhe nevojat e komunitetit si psh. ujësjellësin, kanalizimin, ndriçimin, asfaltimet dhe prioritetet të tjera.

Në diskutimet e tyre kryetarët e Nëndegëve, folën me admirim për projektet e kryera deri më tani si dhe vunë në pah edhe nevojat që kanë për të ardhmen duke mbështetur drejtorët në fjalë, shefin e grupit të këshilltarëve dhe në veçanti kryetarin e komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri.T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat