Shkolla “Tefik Çanga” bëhët me sallë të edukatës fizike

Kosova

Shkolla “Tefik Çanga” bëhët me sallë të edukatës fizike

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:50

Nxënësit e shkollës fillore “Tefik Çanga”, nga kjo e enjte u bën me sallën e edukatës fizike.

Ata me këtë rast kishin përgatitur një program të pasur kulturo-artistik ku pjesëmarrës ishte, kreu i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtorët e tij, prindër, nxënës dhe drejtues të shkollës.

Drejtoresha e kësaj shkolle Ganimete Konjufca ma falënderuar komunën e Ferizajt, që bëri gjithçka që ishte e mundur që shkolla e tyre te këtë sallën e edukatës fizike në mënyrë që nxënësit e kësaj shkolle të kryejnë edhe aktivitete e tyre sportive.

Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar edhe kryetari i komunës, Muharrem Svarqa, i cili tha se qeveria lokale e Ferizajt, po bënë të pamundurën që të ketë sa më shumë investime nëpër shkollat e qytetit. Ai tha se sallat e edukatës fizike për secilën shkolle janë të nevojshme sepse duhet të shfrytëzohen nga nxënësit.

U bë e ditur se ndërtimi i sallës së edukatës fizike kushtoje 180 mijë e uro, mjete këto të komunës së Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat