Në Ditën e falënderimeve Vitia mirënjohëse për kontributin e shtetit dhe popullit amerikan

Kosova

Në Ditën e falënderimeve Vitia mirënjohëse për kontributin e shtetit dhe popullit amerikan

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:21

Me rastin e Ditës së falënderimeve amerikane, udhëheqës komunal të Vitisë të shoqëruar edhe nga përfaqësues të KFOR-it amerikan, kanë vendosur lule tek busti I diplomatit amerikan Richard Holbroke.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke çmuar kontributin e shtetit dhe popullit amerikan për Kosovën në kohërat më të vështira, por edhe tani në periudhën e shtet ndërtimit, ka thënë se Kosova në përgjithësi, e po ashtu edhe Komuna e Vitisë, nuk harron miqtë e saj e sidomos shtetin më demokratik në botë që ka kontribuar shumë për vendin tonë.

Edhe përfaqësuesi i KFOR-it amerikan togeri Foster, është shprehur falënderues për aktivitetin e organizuar nga komuna e Vitisë me rastin e Ditës së falënderimeve. Më pas është zhvilluar edhe një aktivitet i përbashkët sportivë në ping pong mes sportistëve vitias dhe ushtarëve të KFOR-it amerikan, ndërkohë që është shtruar edhe një koktej të shoqëruar edhe mish gjel deti, që është tradicionale amerikane me rastin e ditës së falënderimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat