Ahmeti ka pritur përfaqësuesit e Demos-it, të shoqëruar me një delegacion nga Gjeorgjia dhe Armenia

Kosova

Ahmeti ka pritur përfaqësuesit e Demos-it, të shoqëruar me një delegacion nga Gjeorgjia dhe Armenia

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:05

Sot, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur në takim përfaqësesit e Demos-it, të kryesuar nga Norbert Pijls, së bashku me një delegacion nga Shteti i Gjeorgjisë dhe ai Armenisë.

Në këtë rast, Ahmeti, ka njoftuar mysafirët për zhvillimet aktuale në Komunën e Lipjanit, me theks të veçantë në ndërtimin dhe rregullimin e hapësirave publike si dhe Planin Model të Komunës së Lipjanit për mirëmbajtjen investive të hapësirave publike.

Kurse, Musafirët ka thënë tejet të kënaqur me mirëpritjen nga ana e kryetarit Imri Ahmeti, si dhe me të arriturat e komunës së Lipjanit sidomos në fushën e rregullimit të hapësirave publike, projekt i cili është në përfundim të realizimit.

Ndërsa, Norbert Pijls nga Demos-i, ka gatshmërin për bashkëpunim të ngushtë dhe në të ardhmen me Komunën e Lipjanit./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat