Agani: Përmirësimi i mjedisit një detyrë e vështirë, por jo e pamundur

Kosova

Agani: Përmirësimi i mjedisit një detyrë e vështirë, por jo e pamundur

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 16:41

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Republikën e Kosovës. Përmirësimi i gjendjes së mjedisit është një detyrë e vështirë e cila nuk mund të kryhet lehtë pa bashkëpunim të mirëfilltë në mes të pushtetit qendror atij lokal, shoqërisë civile dhe biznesit, gjegjësisht industrisë.

Kështu tha ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, gjatë publikimit të raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë: “Pabarazitë socio-ekonomike, demografike, hapësinore dhe etnike në ekspozimin mjedisor në komunat Fushë Kosovë dhe Obiliq”.
Sa i përket problemeve mjedisore qe vijnë nga prodhimi i energjisë nga termocentralet, ministri Agani tha MMPH gjithmonë ka vendosur në listat prioritare projektet që kanë pas për qëllim përmirësimin e gjendjes mjedisore si projekti për rehabilitimin e deponive te hirit që është bërë me ndihmën e donacioneve nga mbretëria e Holandës përmes projektit te Bankës Botërore, presioni i inspektoratit te MMPH-së te operatori për vendosjen e filtrave në TC e Kosovës A, projekte për mbjelljen e fidanëve etj.

Shqetësimet e tyre për shëndetin e qytetarëve të këtyre dy komunave si pasojë e mjedisit të ndotur e shprehën edhe kryetarët respektiv, Burim Berisha dhe Xhafer Gashi, të cilët kërkuan nga aktorët relevantë të bëjnë përpjekje maksimale që gjendja mjedisore të përmirësohet, ngase sipas tyre po ndikon negativisht në shëndetin e qytetarëve.

Ky raport bën vlerësimin e parë të shkallës së pabarazive mjedisore në Obiliq dhe Fushë Kosovë, si dhe rolit të faktorëve përcaktues socio-ekonomik, demografik, hapësinor dhe etnik në krijimin e këtyre pabarazive.
Analiza bazohet në një studim në terren dhe përqendrohet në ndjeshmëritë mjedisore lidhur me kushtet e banimit, ujit/higjienës/sanitacionit, mjedisit si dhe kufizimet e aftësisë blerëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat