VV në Tiranë: Republika e Kosovës është çështje e të gjithë shqiptarëve

Kosova

VV në Tiranë: Republika e Kosovës është çështje e të gjithë shqiptarëve

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 15:10

Lëvizja Vetëvendosje dhe mbështetësit e saj në Tiranë, në një konferencë për media që kanë mbajtur sot në Tiranë kanë ftuar edhe qytetarët e Shqipërisë për t’u bashkuar në manifestimin e Opozitës me 28 Nëntor që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.

“Në sheshin "Zahir Pajaziti", në Ditën e Pavarësisë, ne nuk do të festojmë thjesht, do të manifestojmë. Më së pari, do të manifestojmë projektin e pavarësisë së shpallur nga Ismail Qemali dhe patriotët e këtij vendi në Vlorë, projektin e shtetit shqiptar. Së dyti, do të manifestojmë kundër dhunës që po i bëhet Republikës së Kosovës nga Qeveria e saj. Manifesti i një populli kërkon të shpallë se populli nuk është as neutral dhe as indiferent ndaj qëllimësisë shqiptare që u shpall – e themi mirë u shpall – qëllimësisë për mëvetësi dhe për ndërtim shteti”, thuhet në komunikatën e VV-së, deklaratë e dalë nga konferenca e mbajtur.

Në konferencë ishte anëtari i kryesisë Elvis Hoxha dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshem, Hesamedin Feraj, ua paraqitën ftesën dhe qëllimin e Manifestimit “Për Republikën” e kundër marrëveshjeve të 25 e 26 gushtit të Qeveris ë së Kosovës me Serbinë e Malin e ZI si dhe treguan për çështjet e organizimit nga Tirana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat