`KFOR-i faktor i rëndësishëm i stabilitetit`

Kosova

`KFOR-i faktor i rëndësishëm i stabilitetit`

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 14:39

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.

Ata kanë diskutuar për çështjet që lidhen me sigurinë e vendit dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, përmes prezencës se KFOR-it.

Gjatë këtij takimi Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë angazhimin e KFOR-it si partner i rëndësishëm në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar që prezenca e KFOR-it është një kontribut për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në regjion.

Ministri Kuçi e ka vlerësuar me nota pozitive edhe prezencën e KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe kontributin që do të japë ky mision në implementimin e Marrëveshjes për Drejtësinë në atë pjesë të Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, Luigi Miglietta ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës dhe do të ofrojë përkrahjen e nevojshme për institucionet përkatëse të sigurisë duke vlerësuar pozitivisht punën dhe profesionalizmin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat