​Italia ndihmon shëndetësinë e Kosovës me donacion prej 44 mijë eurosh

Kosova

​Italia ndihmon shëndetësinë e Kosovës me donacion prej 44 mijë eurosh

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 14:03

Ambasada italiane në Kosovë , ka dhënë ndihmë aparatura mjekësore profesionale , në vlerë prej 44 mijë euro. Nga kjo ndihmë kanë përfituar Instituti i Shëndetësisë Publike dhe Spitali i Prizrenit.

Më ketë rast ambasadori italian në Kosovë Andreas Ferrarese, tha se Italia është e përkushtuar që të ndihmoj shëndetësinë kosovare pasi sipas tij mjekët këtu janë shuam të talentuar.

Ferrarese: Kosovarët të gjejnë shërim dhe trajtim në Kosovë

“ Ju keni shumë mjek të aftë edhe të talentuar . Por natyrisht që ju keni nevojë për përmirësimin e strukturave spitalore në vend. Prandaj vullneti dhe dëshira jonë është që kosovarët të gjejnë shërim edhe trajtimin mjekësor në vendin e tyre. Për çka kanë të drejt. Në këtë aspekt do të doja të theksoja se jam shumë mirënjohës, njerëzve të Kosovës që punojnë vazhdimisht dhe janë shumë të interesuar që të përmirësojnë këtë sektor”, tha ai .

Mes të tjerash Ferrarese tha se kosovarët që janë të talentuar po ikin ja shtë vendit për shkaqe të të ardhurave këtu.

Ferrarese: Shpresoj që pacientë nga jashtë të vijnë për shërim në Kosovë

“Ka edhe shumë kosovarë që janë shumë inteligjentë dhe shumë të talentuar që zgjedhin që të ikin jashtë vendit. Natyrisht, sepse e bëjnë për shkak të ardhurave të tyre .Ka të tjerë që talentin edhe inteligjencën e tyre e përdorin në vend, ndoshta është rruga më e vështir e zgjedhjeve por mendoj që është rruga e duhur. Ajo që duhet të theksoj është që do ta keni gjithmonë ndihmën tonë në përmirësimin e kushteve shëndetësore në Kosovë. Shpresoj që në një të ardhmen pacientët do të vinë të shërohen në Kosovë nga jashtë vendit”, tha ambasadori italian.

Gjithashtu ambasadori italian Ferrarese theksoi se me një transparencë shumë të madhe edhe me një ndershmëri shumë të madhe ky donacion do të menaxh ohet nga stafi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe kjo me një bashkëpunim të përkryer.

Koordinatori i projektit, Lul Raka, tha se javën e ardhshme një ekip nga Instituti Kombëtar për Shëndetësisë Publike do të shkojë në një vizitë studimore në Itali për të këmbyer përvojat e dyja vendeve .

Raka: Një ekip nga QKUK do të ketë një vizitë studimore ne Itali

“ Në këtë vazhdë ambasada italiane përmes projektit ka furnizuar institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me pajisje të reja, të cilat shërbejnë për diagnozën e sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut ose siç e themi ne ‘Sepces’. Javën e ardhshme një ekip e këtyre të përzgjedhurve do të shkojë për vizitë studimore në Itali për të këmbyer përvojat dhe për të marr mësime të reja në fushën e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit” , tha Raka.

Italia është një nga vendetë që ka ndihmuar Kosovën e pasluftës në disa fusha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat