​Kamusella për martesat e vështira: Merrni shembull nga Finlanda

Kosova

​Kamusella për martesat e vështira: Merrni shembull nga Finlanda

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 12:42

Profesori nga Skocia Tomasz Kamusella në një ligjëratë me studentët e Kolegjit AAB me temën "Martesa e vështirë- diversiteti dhe demokracia në Evropën Qendrore pas 1989", vlerësoi se Kosova duhet t'i hapë rrugë jetës në diversitet në mes komuniteteve.

Ai ka thënë që qytetarët janë ata që mund të ndryshojnë raportet në mes serbëve që jetojnë në Kosovë, për të pasur një jetë më të qetë.

“Gjuha nuk është elementi që kufizon se je shqiptar apo serb, por mendimi që kemi ne për përkatësinë tonë etnike”, ka thënë Kamusella.

Ai ka bërë thirrje që Kosova të merr shembull Finlandën, e cila edhe pse ka pasur konflikt me Suedinë tani kanë raporte shumë të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat