Analistët: Kosova duhet të ketë forcat e armatosura

Kosova

Analistët: Kosova duhet të ketë forcat e armatosura

Nga: Arben Sylejmani Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 09:30

Analistet politik në vend thonë se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa duhet që sa më parë t’i ndërmarrë të gjitha masat për shndërrimin e FSK-së në forca të armatosura.

“Pasja e shtetit pa ushtri nuk ka kuptim dhe konformë kësaj edhe Republika e Kosovës duhet qe sa me parë të përqendrohet tek transformimi i FSK në Forca te Armatosura. Pavarësisht rrethanave e krizave globale Kosova duhet ta ketë ushtrime e armatosur. Qeveria e vendit ndere masat kryesore për t’i ndërmarr duhet ta ketë themelimin e ushtrisë se shtetit të Kosovës”, tha për Bota sot, politologu, Albinot Maloku.

Edhe analisti Blerim Burjani thotë se është më së e domosdoshme transformimi i FSK-së në forca të armatosura, por sipas tij, për këtë duhet ndryshuar kushtetuta në fuqi.

“Se pari duhet të transformohet në force ë të armatosur, pastaj duhet ndarë buxhet për kapacitete dhe pajisje ushtarake. Do të ishte e domosdoshme vetëdijesimi i sigurisë në këto rrethana të turbulencave të mëdha regjionale dhe ndërkombëtare”, tha Burjani.

Burjani shtoi se kjo forcë duhet të ruaj paqen dhe sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe regjion./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat