Lamli: Serbia e detyruar ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kosova

Lamli: Serbia e detyruar ta njohë pavarësinë e Kosovës

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 09:01

Serbia pak para anëtarësimit në Bashkimin Evropian, do të detyrohet ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Kështu i tha gazetës serbe Blic, deputetja e parlamentit britanike Karen Lamli.

"Ju them se kjo do të ndodh, me siguri pak para përfundimit të rrugës së integrimit të Serbisë në BE. Pavarësia e Kosovës është e panegociushme, ka thënë Lamli, e cila është shefe e grupit parlamentar për miqësi me Serbinë në Parlamentin e Britanisë së Madhe", tha ajo, transmeton RTK

Serbia ka thënë deputetja britanike Karen Lamli ka kohë që po dëshiron ti bashkohet Bashkimit Evropian, por kusht për këtë është zgjidhja e problemit me Kosovën dhe njohja e pavarësisë së saj. Kjo në fakt po ndodh, ka thënë deputetja britanike ndërsa ka shtuar se është e kënaqur që gjërat po ndryshojnë ngadalë.

Serbia nuk ka rrugë tjetër përveç atë të Bashkimit Evropian. Zgjedhje tjetër nuk ka, ka thënë në intervistën për gazetën Blic deputetja britanike Karen Lamli.

Nëse Serbia nuk arrin të bëhet pjesë e BE-së, do të mbetet prapa të gjitha vendeve në rajon, ka paralajmëruar Karen Lamli, shefe e grupit parlamentar për miqësi me Serbinë në Parlamentin e Britanisë së Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat