Limaj: Krizën po e thellon Qeveria (Video)

Kosova

Limaj: Krizën po e thellon Qeveria (Video)

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 23:01

Lideri i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka deklaruar se mos reflektimi i Qeverisë karshi marrëveshjeve po e thellon krizën dhe jo veprimet e opozitës.
Limaj ka shtuar gjithashtu se kërkesa për dorëheqjen e Qeverisë po shtohet çdoherë e më shumë.

Ndërkaq që ka theksuar se veprimet e Qeverisë nuk i përkrahin as votuesit e tyre, andaj ata edhe duhet të reflektojnë për ndryshim.

Limaj ka thënë se koalicioni PDK-LDK do të mbetet në histori si një koalicion që i arreston deputetë që kryejnë detyrën e tyre në mbrojtje të shtetit dhe Kushtetutës.

Në emision ‘Republika’ në Tribuna Channel, limaj ka thënë se mund t’i burgosin të gjithë por opozita nuk do të zmbrapset nga mbrojtje e shtetit dhe Republikës së Kosovës.

Limaj ka thënë se Qeveria po kërcënon prokurorët me largim nga vendet e punës, por kur të vërtetohet falja e tokës me demarkacion, do të shohim se ku do i bëjnë vendin, Donikës.

Limaj ka deklaruar se Isa Mustafën duhet ta ndëshkoj elektorati i LDK-së, për veprimet që i ka bërë në Qeveri, sikundër edhe për tradhtinë ndaj bllokut VLAN.

Ai ka thënë se LDK ka qenë një shpresë për ndryshim tek masa, por se Mustafa e ka djegur kartën opozitare për ndryshim dhe për këtë i mbetet elektoratit që ta ndëshkoj në zgjedhjet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat