PD: Dhuna në familje një fenomen shqetësues në Kosovë

Kosova

PD: Dhuna në familje një fenomen shqetësues në Kosovë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 20:58

Me rastin e hapjes së Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizimit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, dega e dytë e Partisë së Drejtësisë në Prishtinë, shpreh shqetësimet e veta për rritjen e këtij fenomeni.
Jemi dëshmitar që ky fenomen ka marr përmasa ta mëdha sa që ka marr jetën të shumë grave e bijave, që padrejtësisht kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje.

Sipas statistikave vetëm në pesë vitet e fundit ka afër 6000 mijë raste të raportuara të dhunës në familje, por sa të tjera janë që nuk raportohen fare.

Shteti i Kosovës ka bërë përparim në nxjerrjen e ligjeve dhe akteve tjera për mbrojtjen nga dhuna në familje. Por kjo nuk mjafton, problemet kryesore lidhen me faktin se në shumë raste, mekanizmat e ligjit, policia dhe gjyqësia, hezitojnë ose injorojnë raportimet për dhunën në familje. Kjo ka sjell edhe tek raste tragjike kur femrat kanë rënë edhe viktimë e mos parandalimit të dhunës në familje. Ato edhe kanë humbur jetën, siç është rasti i fundit në Suharekë.
Kjo ditë dhe të tjera të shfrytëzohen për ngritjen e vetëdijes karshi rasteve në rritje të dhunës dhe për të sensibilizuar opinionit kundër këtij fenomeni.
Familja, shoqëria, organet e drejtësisë e mbi të gjitha shteti, duhet të japin mesazh të qartë se dhuna nuk do të lejohet dhe se në rast se ajo ushtrohet, do të dënohet, se gruaja është qenie e barabartë me burrin dhe se ajo i gëzon të gjitha të drejtat e garantuara më Kushtetutë, ligje dhe konventa ndërkombëtare.
Dega e dytë e Partisë së Drejtësisë në Prishtinë konsideron se dhuna ndaj gruas e shpërfytyron familjen, cenon moralin dhe shëndetin e shoqërisë sonë. Bëjmë thirrje që të veprohet çdo ditë që dhuna në familje të mos ketë perspektivë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat