Rashiti: Parisi mund ta shtyjë liberalizimin e vizave

Kosova

Rashiti: Parisi mund ta shtyjë liberalizimin e vizave

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 19:01

Drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Naim Rashitika thënë se duhet që Kosova të jetë pjesëmarrëse në nisma rajonale, për të hequr shqetësimet në raport me fqinjët.
“Është e rëndësishme që Kosova sa më shumë të futet në agjenda rajonale, si shtet që participant dhe si shtet që i ngrit shqetësimet në raport me fqinjët”, tha Rashiti.

Rashti, duke folur për samitet ku pjesëmarrëse ka qenë Kosova, ka thënë se në Vjenë përfaqësimi nuk ka qenë aspak i kënaqshëm, njofton KK.

“Në forumin e Vjenës kam qenë tmerrësisht i dëshpëruar me mënyrën e përfaqësimit të Kosovës, i gjithë diskutimi është bazuar në dy personalitete, tek Vuçiqi dhe Rama”, tha Rashiti.

Ai po ashtu ka theksuar se nuk ka bashkëpunim rajonal përderisa qytetarët e Kosovës nuk shkojnë dot në Bsonjë, pa viza.

“Jam ndjerë thellësisht i dëshpëruar dhe e kam parë se BE-ja dëshiron t’i zgjedh problemet nga prizimi i bashkëpunimit multilateral. Kosovarët nuk mund të udhëtojnë në Bosnje, çfarë bashkëpunimi rajonal është këtu”, tha ai.

Duke komentuar fondet që BE-ja ndan për shtetet në zhvillim, Rashiti ka thënë se ndihmat për Kosovën kanë rënë dhe janë në nivele qesharake.

“Asistenca e BE-së në formën financiare drejt Ballkanit ka rënë. 600 milionë euro deri në vitin 2020 – 150 milionë në vit, është shaka”, tha ai.

Ndërsa sa i përket liberalizimit, ai ka thënë se “Parisi mund ta shtyjë këtë proces për Kosovën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat