Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli nuk e durojnë errësirën e burgut!

Kosova

Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli nuk e durojnë errësirën e burgut!

Nga: Mimozë Lakna Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 18:05

Në Kosovë ndaj tij është lëshuar flet arrest, kurse në Norvegji Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të mbaj takim me bashkatdhetarët me datën 5 dhjetor.
Kështu thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas të cilës, deputeti Kurti, do të bashkëbisedoj me bashkatdhetarët, për gjendjen aktuale në Kosovë, marrëveshjet e fundit me Serbinë si dhe mobilizimin e diasporës.
Ka disa ditë që Policia e Kosovës, është vënë në kërkim të deputetëve Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli, ndaj të cilëve është lëshuar fletarrest nga Gjykata, si të dyshuar për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Adonis Tahiri, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se subjektet opozitare, qe tre muaj janë mobilizuar, për t`i ndëshkuar marrëveshjet. Ai thekson se gatishmëria e qytetarëve për manifestimin paqësor të 28 nëntor është shumë e madhe dhe se qytetarëve nga mbarë Kosova u është siguruar edhe transporti për të marrë pjesë në manifestim.
“Tash e 3 muaj jemi shumë të mobilizuar në të gjitha qendrat tona bashkë me subjektet tjera opozitare, për t’i kundërshtuar këto marrëveshje të dëmshme. Qytetarët tashmë i kanë kuptuar të gjitha dëmet që ia shkaktojnë Republikës së Kosovës “Zajednica” dhe Demarkacioni”, thotë Tahiri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat