Përmirësimi i reagimeve institucionale ndaj incidenteve të sigurisë...

Kosova

Përmirësimi i reagimeve institucionale ndaj incidenteve të sigurisë...

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 17:05

Gjilan, 25 nëntor . Më 25 nëntor (2015), prej ores 10-të është organizuar një tryezë pune me temën: "Përmirësimi i reagimeve intitucionale ndaj incidenteve të sigurisë që prekin komunitetin rom në Komunat: Gjilan dhe Kamenicë". Në tryezën e organizuar nga Policia e Kosovës, Stacioni Polcor në Gjilan, konkretisht Njësia për komunitet e PK-së në bashkëpunim me zyrën e OSBE-së në Gjilan, ku kanë marre pjesë:
këshillat lokale për siguri në bashkësi, përfaqësues të romëve nga të dy komunat, kryetari i komitetit për komunitete, Kemal Shahin, kryesuesit e këshillave lokale për siguri në bashkësi nga këto dy Komuna dhe nxënës nga komomuniteti rom. Zyrtarët e Policisë së Kosovës i kanë dëgjuar brengat e nxënësve dhe përfaqësuesve të Komunitetit Rom në Komunat Gjilan dhe Kamenicë, i kanë inkurajuar ata që të kenë kontakte sa më të shpeshta me Policinë e Kosovës dhe brengat e hallet e tyre veçanërisht në aspektin e sigurisë, t’i adresojnë te policia. Policia e Kosovës vazhdon me përkushtim të kujdeset për sigurinë e të gjithëve dhe të krijojë ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjitha Komunitetet. Edhe pjesmarrsit tjerë kanë diskutuar gjerësishtë për brengat dhe hallet e veta dhe të gjithë janë pajtuar se gjendja e sigurisë dhe lëvizjes për komunitetin Romë në të dy Komunat si Gjilan dhe Kamenicë është e kënaqshme dhe bashkpunimi me Policinë e Kosovës është i nivelit të kënaqëshëm. Policia e Kosovës i inkurajon pjestarët e komunitetit rom që ti raportojnë rastet eventuale, sepse egziston gadishmëri e plotë e Policisë së Kosovës që me përkushtimin ma të madh do të mirret me zgjidhjen e tyre, thuhet në një shënim të pranuar nga zyra për informim në Gjilan.T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat