​Dita e Flamurit në Ferizaj shënohet me një varg manifestimesh kulturore dhe sportive

Kosova

​Dita e Flamurit në Ferizaj shënohet me një varg manifestimesh kulturore dhe sportive

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 16:54

Edicioni i 43-të i Festivalit “Kosovarja këndon” dhe një ekspozitë e aritit figurativ janë dy ngjarjet kulturore më të rëndësishme, që janë parapar që të mbahen në Ferizaj për nder të 28 Nëntorit –Ditës së Flamurit.

Dita e Flamurit në Ferizaj shënohet me një varg manifestimesh kulturore dhe sportive

Edicioni i 43-të i Festivalit “Kosovarja këndon” dhe një ekspozitë e aritit figurativ janë dy ngjarjet kulturore më të rëndësishme, që janë parapar që të mbahen në Ferizaj për nder të 28 Nëntorit –Ditës së Flamurit.

Zyrtarë komunalë kanë bërë të ditur të mërkurën se festivali tradicional i muzikës popullore do të grumbulloj këngëtare nga të gjitha trevat e Kosovës, ndërsa për dashamirët e muzikës nuk do të mungojnë edhe paraqitjet e këngëtarëve dhe grupeve nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Zëdhënësi i komunës së Ferizajt Naim Ferati ka thënë se në këtë edicion të festivalit në konkurrencë janë 11 soliste të cilat do të performojnë drejtpërdrejt para shikuesve ferizajas.

“Festivali ka karakter garues dhe më të mirat do të shpërblehen me çmimet e festivalit.Festivali është njëditor dhe besoj se shikuesit do të knaqën me paraqitjen e tyre”, ka thënë Ferati

Duke folur për kespozitën, zëdhënësi Ferati ,ka thënë se ajo është një ngjarje që po organizohet nga Shoqat e Artsitëve Figurativ e Ferizajt “Zef Kolombi” dhe Galeria e Arteve.

“Ekspozita kolektive do të hapet në galerinë e arteve në Ferizaj, një ekspozitë e cila për nga interesimi i kalon përmasat e pritshmërisë. Nga rreth 90 konkurrues, në ekspozitë do të prezantojnë 55 krijues, kësaj radhe ekspozita ka karakter garues dhe për fituesit do të ndahen edhe shpërblime”, ka thënë Ferati.

Ndryshe, veç këtyre dy ngjarjeve kulturore, për nder të Ditës së Flamurit, janë parparë edhe ngjarje tjera, si një akademi solemne, promovimi i librit ”Rilindja e Mojsiut” nga autori Isak Guta, një vizitë fëmijëve të çerdhës së qytetit në Bibliotekën e Qytetit “Sadik Tfarashiku”, si dhe dy turnire sportive, njëri i volejbollit me karakter mbarëkombëtar dhe tjetri memorial i karatesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat