Preteni në Gjakovë: Zyrtarët me një rrezik të vogël po fitojnë shumë

Kosova

Preteni në Gjakovë: Zyrtarët me një rrezik të vogël po fitojnë shumë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 16:42

Shqetësimi më i madh i Raportit të Progresit këtë vit për Kosovën, është niveli i lartë i korrupsionit. Në një debat të mbajtur sot në Gjakovë nga përfaqësues politikë dhe zyrtarë të Kuvendit komunal të Gjakovës, është diskutuar lidhur me korrupsionin në Kosovë, me ç’rast është theksuar se ende nuk eksiton një vullnet politik për të luftuar korrupsionin.

Gjakova ishte komuna e radhës ku Agjencia Kundër Korrupsionit zhvilloi debatin me temën “Raporti i Progresit - Sfidat për luftimin dhe parandalimin e Korrupsionit në Kosovë”.Me këtë rast u tha se ky raport këtë viti ishte më i plotë dhe se shqetësimi kryesor i tij ishte niveli i lartë i korrupsionit në vend.

Drejtori i Agjencisë Antikorrupsion Hasan Preteni tha se asnjë titullar zyrtar nuk mund të korruptohet nëse nuk ndihmohet nga dikush tjetër. Preteni gjithashtu tha se problem tjetër është edhe fusha e prokurimit, dhe tenderomania, duke theksuar se pak zyrtarë me një rrezik të vogël fitojnë shumë dhe shpejt.

Preteni: Zyrtarët me pak rrezik po fitojnë shumë dhe shpejt

“E pamundur është që t’i kemi gjitha këto institucione, gjitha këto Ligje por në qoftë se nuk e marrim një obligim qytetarë, e them në aspektin e qytetërimit, mendoj qytetari që është në vend të pune, që është zyrtarë që e ka informacionin, sepse asnjë titullar as nj zyrtarë i lartë nuk mund të korruptohet në qoftë se nuk i ndihmon dikush, e pamundur është...për të gjeturat konkrete të raportit të progresit dhe pastaj duke vlerësuar se Korrupsioni in në Kosovë nuk është problem...Problemet më të mëdha janë te fusha e prokurimit , është tenderomaria, është aktiviteti kur pak zyrtar me një rrezik të vogël po fitojnë shumë dhe shpejtë”, tah Preteni.

E para e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila,u shpreh se komuna ka një bashkëpunim me Agjencinë Antikorrupsion, jo vetëm në masat e parandalimit të tij, por edhe në shkëmbimin e informatave.

Kusari-Lila:Ende nuk vërehet një vullnet politik për luftimin e korrupsionit

“Bashkëpunimi i Komunë së Gjakovës ka qenë pa hezitim me Agjencinë Antikorrupsion, jo vetëm në masat parandaluese por gjithashtu në shkëmbimin dhe të dhënave të informatave... Atë çka e përmendi zoti Preteni me shumë të drejtë se në nivelin e ofrimit të shërbimeve si në nivelin e sigurisë do të thotë policisë trafikut e të tjerëve, shërbimeve komunale, ose shërbimeve qeveritare, institucioneve të ndryshme mund të themi se qytetarët mund të ndjejnë ndoshta një lloj burokracisë, por gjithmonë kërkesën ose ballafaqimin me afera korruptive. Fatkeqësisht vullneti politik për luftim të mirëfilltë të korrupsionit në nivel të lartë ende nuk vërehet “, tha Kusari-Lila.

Ilaz Duli, ekspert i prokurorimit tek Agjencia Anitkorrupsion të financuar nga Banka Botërore, tha se sfida më e madhe e Kosovës në aspektin e luftimit të korrupsionit është përmirësimi dhe implementimi i legjislacionit publik.

Gjatë debatit po ashtu u tha se në Raportin e Progresit për Kosovën fjala korrupsion është përmendur 62 herë.

Nga pjesëmarrësit në debat gjithashtu u tha se në Kosovë nuk ka korrupsion, por ka krim të organizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat