​Komisioni për Buxhet, refuzon kërkesën e ARKEP për paga dhe mëditje

Kosova

​Komisioni për Buxhet, refuzon kërkesën e ARKEP për paga dhe mëditje

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 16:41

Anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa kanë refuzuar kërkesën e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), që shuma prej 30 mijë euro nga mallrat dhe shërbimet të shkojë në paga dhe mëditje.

Kryetari i Komisionit, Naser Osmani tha se kjo kërkesë e ARKEP-it bëhet me qëllim që mjetet nga mallrat dhe shërbimet t’iu ndahet në paga dhe mëditje.

Osmani: Këto mjete kërkohen për pagesë të ekspertëve

“Transferimi i mjeteve prej kategorisë mallra dhe shërbime në paga dhe mëditje arsyetohet me punën e madhe dhe angazhimin e shtuar të ekspertëve të ARKEP-it. Punë intensive rreth tetë muaj me rastin e hartimit metodologjisë së vlerësimit të aspektit frekuencor dhe administrimin e gjithë procesit kompleks”, tha Osmani.

Kundër kësaj kërkese ishte anëtarja e këtij Komisioni Safete Hadërgjonaj, sipas së cuilës kjo praktikë duhet të ndalet, pasi që siq ka thënë ajo në kërkesë nuk është e specifikuar se për sa ekspertë dhe të punësuar bà «het fjalë.

Hadërgjonaj: Kërkesa e pa arsyeshme

Kërkesa është shumë e pa arsyeshme .Kërkesa të këtilla kemi nga të gjitha institucionet. Mjetet të cilat i kanë tepruar tash këta duan me i marrë si mëditje për të punësuarit. 30 mijë euro i ndajnë për të punësuarit në atë institucion dhe duan të bëjnë këtë çështje të zyrtarizuar përmes Kuvendit …. Nëse e marrim dhe e analizojmë pagat dhe mëditjet e këtij institucioni dalin që janë pagat dhe mëditjet më të madhe krahasuar me institucionet dhe agjencionet e pavarura të cilat veprojnë si organizata buxhetore të pavarura . Prandaj unë nuk pajtohem që t’i ndahen dhe është kërkesë e pa arsyeshme e pa arsyetuar në mënyrë të duhur. Sepse duhet të dimë a është rritë numri i të punësuarve , nëse nuk është shtuar sa ekspertë kanë punuar , duhet me na dhënë shifrën e ekspertëve sa kanë qenë të an gazhuar ata ekspertë dhe nga sa paguhen ata ekspertë. ”, tha Hadërgjonaj.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi u ka rekomanduar anëtarëve të Komisionit që kërkesat e tilla janë të rregulluara me ligje dhe se sipas tij ligji e përcakton nëse dikush ka punuar më shumë. Sipas tij kjo cështje rregullohet me procedura ligjore.

Krasniqi: Këto kërkesa nuk duhet të merren parasysh fare

Unë mendoj që ju si Komision nuk duhet me hapë fare këtë derë jo për diçka tjetër por për një arsye . Duheni me thënë si në këtë rast në çdo rast tjetër lehtë implementohen procedurat ligjore që e rregullojnë këtë çështje . Nëse dikush ka punuar më shumë janë procedurat dhe ligjet që e rregullojnë këtë punë dhe nuk keni çka të merreni më shumë me këtë punë”, tha Krasniqi.

Kërkesa e ARKEP , ishte jashtë rendit të ditës , ndërsa Komis ioni sot ka miratuar disa ndryshime të amendamenteve të Projektbuxhetit për vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat