Gjakovarët e kthejnë qytetin në “Portokalli”

Kosova

Gjakovarët e kthejnë qytetin në “Portokalli”

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 16:02

Me moton “Ta bëjmë Gjakovën PORTOKALLI” organizata “Shtëpia e Sigurt” në bashkëpunim me Mekanizmin Koordinues Kundër Dhunës në Familje, në komunën e Gjakovës realizuan një marshim me qëllim që t’i duhet stop dhunës nw baza gjinore, në kuadër të fushatës 16 ditëshe kundër dhunës ndaj grave.

Drejtoresha e organizatës “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë, Sakibe Doli, ka treguar që fillet e këtij organizimi janë nga OKB-ja, duke bërë thirrje për përkrahje më të madhe për gratë që kanë qenë viktima të dhunës.

Doli: Ta bëjmë Gjakovën portokalli

“Këtë vit fushatën e ka hapur kryetari i OKB-së Ban KI Mun, i cili ka thënë ditën e 25-të të çdo muaji ta bëjmë portokalli, për t’i mbështetur viktimatimat e dhunës në bazë gjinore. Edhe ne e kemi bërë monton tonë “Ta bëjmë Gjakovën portokalli”, për t’i thirr të gjithë burrat, djemtë, gratë dhe vajzat që të luftojnë këtë dukuri, si institucionet ashtu edhe komuniteti në përgjithësi. Sot ka pasur shumë aktivitete. Komuna ka qenë me një trajnim tjetër. Ka pasur shumë punëtori por me gj ithat jemi më të kënaqur me pjesëmarrjen ë këtyre të rinjve. Sot i’u bëjë thirrje institucioneve lokale që t’i përkrahin me sinqeritet viktimat e dhunës në familje, sepse vetë mos prania e anëtarëve të mekanizmit në radhë të parë dhe pjesëtarëve të komunës lënë për të dëshiruar”, theksoi Doli.

Ndërsa qytetarja Gentrina Nuka , e cila ishte pjesë e marshit sensibilizues u shprehë se edhe të rinjtë kundërshtojnë dhunën ndaj grave.

Nuka: Jemi kundër dhunës ndaj grave

“Edhe ne si të ri jemi kundër dhunës ndaj grave, ndaj barazisë gjinore, dhe çdo kush duhet me qenë kundër kësaj dhune dh eta bëjmë Gjakovën portokalli”, tha Nuka.

Ky marsh sensibilizues i qytetarëve të Gjakovës është njëri nga shumë aktivitete të realizuara nga organizatat e ndryshme dhe institucionet shtetërore, për nder të 16 ditëve kundër dhunës ndaj grave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat