Agani priti në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë

Kosova

Agani priti në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 15:06

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka takuar sot ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e ndërsjellë, konkretisht në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ministri Agani, fillimisht i uroi mireseardhje në Kosovë ambasadorit austriak, duke theksuar se Republika e Austrisë ishte në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj në çdo fazë të zhvillimit.

Ministri po ashtu e njoftoi ambasadorin Pfandler me punën që është duke u bërë në këtë ministri, me theks të veçantë me projektet të cilat qeveria e Austrisë ka realizuar dhe vazhdon të realizojë në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe ujërave.

Ambasadori Pfandler përgëzoi ministrin Agani për punën e bërë, duke u zotuar se bashkëpunimi i ndërsjellë, do të thellohet edhe më tutje. Ai tha se shteti nga ai vjen është i interesuar që të përkrahë çdo projekt apo nismë që ka për synim ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat