SHBA këshillon Kosovën: Vetëm me bashkëpunim e mposhtim të keqen

Kosova

SHBA këshillon Kosovën: Vetëm me bashkëpunim e mposhtim të keqen

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 15:03

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, morri pjesë në programin “Amerika me Kosovën”, në shkollën e mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se si komunë kanë pasur fatin të jenë në sektorin e përgjegjësisë amerikane dhe “në këtë kontekst kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer si me ushtarët amerikanë të KFOR-it, si me mekanizmat tjera relevantë të shtetit amerikan që kanë vepruar në këtë pjesë”.

Ndërsa ministri Hyseni është shprehur se sot si rrallë ndihet i privilegjuar që t’iu drejtohet atyre që kanë mbi supe të ardhmen e vendit.

“Dua ta përgëzoj cilindo që ka dizajnuar programin e këtij aktiviteti, ngase temat e këtij projekti janë më se të qëlluara dhe të nevojshme për trajtim. Ekstremizmi i dhunshëm, terrorizmi, trafikimi me qenie njerëzore dhe krimi, janë çështje që mund të shndërrohen në kancer të një shoqërie. Prandaj, ju jeni ata që mund t’iu thoni stop, duke bashkëpunuar mes vete dhe me Policinë e Kosovës”, tha Hyseni.

Ministri vuri në dukje se Kosova është e bekuar që ka një polici profesionale dhe të përkushtuar për të vepruar me përgjegjshmëri. Ai tha se nuk ka gjë më të shenjtë se të bashkëpunosh me policinë e vendit, sepse, siç tha ai, “në atë mënyrë po ndihmon në sigurinë, zbatimin të ligjshmërisë dhe ruajtjen e rendit”.

Në emër të Ambasadës amerikane në Kosovë, Piter Resinger, kërkoi që të bashkëpunohet mes vete, sepse vetëm në këtë mënyrë mundet e keqja.

Në këtë aktivitet, pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollës së mesme teknike profesionale“Jonuz Zejnullahu” dhe të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat