Kosova dhe Sierra Leone vendosin marrëdhënie diplomatike

Kosova

Kosova dhe Sierra Leone vendosin marrëdhënie diplomatike

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 14:29

Republika e Kosovës dhe Republika e Sierra Leones kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosje të marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve.

Në një ceremoni zyrtare te organizuar në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, i ngarkuari me punë në Konsullatën e Përgjithshme, Ylber Kryeziu, dhe Ambasadori i Republikës së Sierra Leone në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vandi Chidi Minah, në emër të dy shteteve kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosje të marrëdhënieve diplomatike.

Palët janë pajtuar për të intensifikuar komunikimin politik, për të inicuar nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit në mes të dy akademive diplomatike dhe për përgatitjen e një marrëveshje për promovim dhe mbrojtje të investimeve.

Gjithashtu, ambasadori Vandi Chidi Minah ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Sierra Leone për të ngritur marrëdhëniet dypalëshe në nivele sa më të larta dhe për të mbështetur Kosovën për njohje të reja nga Unioni Afrikan.

Sierra Leone është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara me mbi 6 milionë banorë dhe është një ndër prodhuesit më të mëdhenj të titanit dhe boksitit në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat