Opozita: Manifestimi i 28 Nëntorit paqësor, të bashkohen të gjithë qytetarët

Kosova

Opozita: Manifestimi i 28 Nëntorit paqësor, të bashkohen të gjithë qytetarët

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 13:32

(E plotësuar) Të rinjtë nga Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë vendosur sot para objektit të Qeverisë së Kosovës shkronja të mëdha ku shkruan “Për Republikën”.

Përmes këtij aktiviteti përfaqësuesit e partive opozitare u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen manifestimit të 28 Nëntorit, ku do t’i kundërshtojnë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe, si dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Të tre përfaqësuesit janë shprehur që qëllimi i vetëm i manifestimit të 28 nëntorit është bashkimi i qytetarëve për të mbrojtur Republikën e Kosovës.

Deputetja Time Kadrijaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se motoja “Për Republikën”, përçon mesazhin që me 28 nëntor do të ketë një manifestim paqësor, i cili do të bëhet në përkrahje vendit.

“Një aksion simbolik të organizuar nga rinia e tri subjekteve opozitare, siç po e shihni me moton “Për Republikën” që është një mesazh i mirë që me 28 nëntor do të ketë një manifestim shumë paqësor në përkrahje të Republikës së Kosovës , në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme që i ka bërë shteti i Kosovës, për Demarkacionin me Malin e Zi dhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Shfrytëzojmë rastin që t’i ftojmë këtu të gjithë qytetarët pa dallim partie ashtu siç nuk kanë bërë dallime politike kur kanë nënshkruar peticionin diku 200 e ma shumë qytetarë në kundërshtim të tyre të marrëveshjeve të dëmshme që të gjithë me 28 nëntor të jemi së bashku me një marshim shumë paqësor në përkrahje të Republikës së Kosovës”, tha Kadrijaj.

Ndërsa, Fatmire Mullahaxha-Kollqaku nga Lëvizja Vetëvendosje, porositi që të shtunën, më 28 nëntor, të gjithë qytetarët e Kosovës t’i bashkohen manifestimit, që në këtë mënyrë të kundërshtohen edhe marrëveshjet me Serbinë edhe demarkacioni me Malin e Zi.

“Tri vite më herët u takuam të gjithë së bashku në Tiranë, këtë vit në mbrojtje t Republikës si asnjëherë më par paraqitet nevoja që të gjithë së bashku të jemi n Prishtinë, n ora 14:00, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në një manifestim paqësor, dinjitoz në kundërshtim të marrëveshjeve m t dëmshme të bëra që nga periudha e pasluftës, marrëveshjes me Serbinë dhe në kundërshtim të modelit qeveritar t Demarkacionit Malin e Zi . Ftojmë gjithë qytetarët e Republikës që atë ditë të jemi së bashku në Prishtinë.

Shyqeri Bytyqi i Nismës për Kosovën, tha se manifestimi i 28 Nëntorit ka të vetmin qëllim mbrojtjen e Republikës. Pra, siç tha ai, edhe simbolika e vendosur sot para Qeverisë së Kosovës “Për Republikën”, tregon që nuk ka qëllim tjetër.

“Siç po shihet edhe nga simbolika mbrapa që sot është vendosur po tregohet që fjala “Për Republikën” pikërisht kjo simbolik tregon që me datën 28 nëntor në manifestimin e përbashkët të opozitës dhe të të gjithë qytetarëve qëllimi i këtij manifestimi është pra “Për Republikën”, nuk ka pra asnjë qëllim tjetër. Diskutimet tjera lidhur e atë se po përçahet qytetari në ditën e festës së 28 nëntorit ne themi se nuk ka mundësi të bëhet përçarja e qytetarëve për arsye se festa e 28 nëntorit është nj festë që burrat e motit i ka bashkuar që i vunë themelet tona të një shteti shqiptar, ndërsa ky 28 nëntor do të jetë po ashtu një bashkim i qytetarëve për t’i mbrojtur themelet e shtetit tonë”, tah Bytyqi.

Të tre përfaqësuesit janë shprehur bindshëm që ky manifestim do të jetë paqësor.

Ndërsa lidhur me deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, se do ta kthejë sërish në Bruksel marrëveshjen për Asociacionin në rast se ajo nuk është në pajtim me Kushtetutën, Kadrijaj dhe Mullahaxha-Kollqaku, thanë se çdo ditë e më shumë po zbutet retorika e Qeverisë së Kosovës dhe që kjo është një shenjë e mirë se Qeveria ka nisur të reflektojë.

Opozita nis manifestimin e 28 nëntorit tri ditë më herët

Manifestimit për 28 nëntor i paralajmëruar nga tri subjektet opozitare, i ka paraprirë sot një aksion i vogël i po këtyre subjekteve.

Të rinj nga Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë vendosur sot para objektit të Qeverisë së Kosovës shkronja të mëdha ku shkruan “Për Republikën”.

Bashkë me ta kishte dalë edhe deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, dhe kryetari i Nismës për Prishtinë, Shyqeri Bytyqi.

Që të dy kanë ftuar edhe njëherë qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen manifestimit paqësor të 28 nëntorit duke thënë se ky manifestim do të jetë për ta mbrojtur Kosovën.

Bytyqi tha se ky 28 nëntor do të jetë në bashkim të qytetarëve dhe vënies së themeleve të shtetit tonë siç ndodhi para 100 vitesh, raporton kp.

Ndërsa Kadrijaj tha se motoja “Për Republikën” është një mesazh i mirë që me 28 nëntor do të ketë një manifestim shumë paqësor në përkrahje të Republikës së Kosovës dhe një Kundërshtim për marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat