MD shënon fillimin e fushatës për luftën kundër dhunës ndaj gruas

Kosova

MD shënon fillimin e fushatës për luftën kundër dhunës ndaj gruas

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 13:22

Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit koordinator nacional kundër dhunës nё familje Lirak Çelaj, sot ka marrë pjesë në hapjen zyrtare tё Fushatës “16 ditët e aktivizmit” dhe Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas.

Duke folur për shënimin e Ditës ndërkombëtarë për eliminimin e dhunës ndaj gruas, Çelaj theksoi se ёshtë e rëndësishme të shënohet kjo ditë dhe 16 ditët e aktivizmit dhe atë për sensibilizimin e opinionit publik se dhuna është fenomen jo civilizues, vetëdijesimi i gjeneratave të reja për rëndësinë e kultivimit të një familje pa dhunë dhe promovimin e vlerave të paqes dhe harmonisë familjare mund të reflektojnë në mbarë shoqërinë.

Çelaj përmendi punën që janë duke e bёrë grupi punues i pёrbёrë nga aktorë institucionalë dhe të shoqërisë civile të cilët kane kontribuar me përvojat e tyre në hartimin e Programit të Kosovës kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit. Ai tha se kjo punëtori ёshtë zhvilluar nё tri shtylla - parandalimin, mbrojtjen-trajtimin dhe riintegrimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat