Për dhunën ndaj grave ngrit zërin edhe Ambasada e Italisë në Kosovë

Kosova

Për dhunën ndaj grave ngrit zërin edhe Ambasada e Italisë në Kosovë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 13:21

Në Kosovë ende ka sfida shumë të mëdha të pozicionimit të gruas në shoqëri, kryesisht në nivelin e lartë të papunësisë, fuqizimi i të drejtës mbi pronën e shumë sfida të tjera.

Por, mbi të gjitha është dhuna ndaj grave e cila po vazhdon të jetë e pranishme në familjet e Kosovës.

Kjo po del të jetë shqetësuese edhe për Ambasadën e Italisë në Kosovë, e cila ka organizuar një konferencë për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Gruas.

Me këtë rast ambasadori i Italisë, Andreas Ferrarese, tha se realizimi i të drejtave të grave është një prioritet, pavarësisht të hyrave, dhe pavarësisht të kaluarës së tyre kulturore, fetare e shoqërore.

“Vërtetë, sot jam në veçanti i etur për të udhëhequr këtë ngjarje me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, që ka për qëllim për ta zgjeruar përkushtimin tonë të përbashkët për barazi gjinore dhe për t’i luftuar t ë gjitha format e dhunës në baza gjinore. Barazia gjinore, fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri dhe, mbi të gjitha, mbrojtja e grave ndaj të gjitha llojeve të dhunës fizike dhe psikike, kurrë nuk ka pushuar se qenuri një çështje e ngutshme në mbarë botën. Realizimi i të drejtave të grave është, në fakt, një prioritet, pavarësisht të hyrave, pavarësisht të kaluarës së tyre kulturore, fetare e shoqërore..... Rëndësia e kësaj dite është se faktori apo armiku më i keq i grave në gjithë botën është dallimet dhe mungesa e informimit, prandaj edhe është obligimi ynë që të denoncojmë faktet që po kanë ndikim dhe të propozojmë disa masa në mënyrë që këto gjera nuk përsëriten.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe drejtoresha e “Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave”, Kadire Tahiraj, e cila në foli për identifikimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Tahiraj, tha se për shkak se n ë Kosovë nuk është duke u bërë sa duhet në drejtim të ndalimit të dhunës ndaj gruas, kjo organizatë ka marrë aktivitete të ndryshme për t’i ndihmuar vetë këto gra.

“Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave ndërmerr aktivitete të poshtë shënuara, realizimin e projekteve të ndryshme dedikuar ndihmës direkt në rehabilitim, mirëqenie dhe trajtim psiko-social të grave viktima të dhunës seksuale dhe dhunës në familje. Dhe lufton për parandalimin e dhunës. Përmes përcjellës së vazhdueshme të ligjeve në Kosovë lufton për plotësimin e zbrazëtirave ligjore me qëllim të mbrojtës së të drejtave të grave. Realizon projekte e aktivitete ekonomike jo fitimprurëse dhe të ardhurat e gjeneruar i shfrytëzon për aktivitete të qendrës”, tha Tahiraj.

Fa hredin Verbovci, drejtor i Departamentit të Shërbimeve shtesë në Policinë e Kosovës, në kuadër të së cilës është edhe departamenti për parandalim të dhunës në familje, tha se dhuna ndaj grave është një dhunim i të drejtave të njeriut dhe jë pengim i përparimit të shoqërisë, paqes dhe sigurisë.

“Kjo dhunë ndaj grave ka një kosto jashtëzakonisht shumë të madhe në tërësi dhe fatkeqësisht mund të lë pasoja edhe më të rënda edhe në të ardhmen në përpjekjet tona të përbashkëta për të siguruar një paqe dhe siguri. Efektet e dhunës ndaj grave mund të mbeten te gratë për një periudhë të gjatë kohore dhe se nuk implementohen nga krejt ligjet e nxjerra në institucionet përgjegjëse, tha Verbovci.

Dhuna ndaj grave shkon nga dhuna fizike, keqpërdorimi në pornografi, përndjekja, keqtrajtime, përdhunimet etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat