FSK shënon "Ditën e Forcës"

Kosova

FSK shënon "Ditën e Forcës"

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 10:33

Forca e Sigurisë së Kosovës, për nderë të,,DITËS SË FORCËS’’, organizon ,,DITËN E HAPUR’’, më datë 27 nëntor 2015, nga ora 10:00 deri në ora 13:00.

Në këtë ditë, qytetarët e vendit mund ti vizitojnë repartet tona dhe të shohin nga afër jetën dhe punën e ushtarëve të Republikës së Kosovës. Për këtë FSK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për ti pritur ata në gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

Vizita e personaliteteve të larta vendore dhe ndërkombëtare bëhet në kazermën Adem Jashari’’ në Prishtinë, në ora 11:00.

Aktivitetet qendrore do të zhvillohet në Kazermën ,,Adem Jashari’’ në Prishtinë, ku vizitorët do të kenë mundësi të shohin demonstrime, makineri, si dhe aktivitete të ndryshme që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat