Lekaj:VV s’e sheh më AAK-në si parti të haraçit e hajnave

Kosova

Lekaj:VV s’e sheh më AAK-në si parti të haraçit e hajnave

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 09:51

VV ka reflektuar karshi konstatimeve për Partinë e Ramush Haradinajt. AAK’në më se shohin si parti të haraçit, krimit e hajnave të ligës së dytë.

Opozita është e bashkuar dhe do të bllokojë punën e Kuvendit derisa të tërhiqen marrëveshjet për demarkacionin me Malin e Zi e Asociacionin e Komunave Serbe. Aksionet e opozitës do të vazhdojnë edhe nëse të gjithëve na arreston pushteti. Unë përsëri do të gjuaj me vezë e edhe me gaz lotsjellës në Kuvend. Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj.

Pal Lekaj, deputet i AAK’së, kishte hedhur vezë në drejtim të Kryeministrit të Kosovës, më 22 shtator të këtij viti, kur opozita kishte vendosur në këtë mënyrë të kundërshtonte marrëveshjen për Demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Por, Lekaj, kur e kishte gjuajtur me vezë Kryeministrin, e kishte fshehur dorën. Ai e thotë se s’ishte ndier mirë kur kishte vepruar në këtë mënyrë ndaj Kryeministrit por thotë se s’ka pasur rrugë tjetër.

62 ditë më vonë, Lekaj thotë se do ta përsërisë të njëjtin veprim nëse pushteti s’plotëson kërkesat e opozitës.

“Do të gjuaj edhe gaz lotsjellës”, paralajmëron Lekaj.

Mirëpo, deputeti partisë së katërt në Kosovë, thotë se deputetët janë të gatshëm të ballafaqohen me sanksionet ligjore, për hedhjen e gazit lotsjellës dhe përdorimin e sprejt. Por, ka thënë se do të përgjigjen para ligjit vetëm atëherë kur Qeveria tërhiqet nga dy marrëveshjet.

Lekaj ka folur edhe për bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje dhe udhëheqësit e saj pavarësisht akuzave që dikur Albin Kurti e Dardan Molliqaj drejtonin ndaj AAK'së.

Në këtë intervistë, Lekaj përgjigjet edhe për tema të tjera, përfshirë edhe arrestimin e djalit të tij, në protestën e fundit të opozitës; tubimin e 28 Nëntorit; bashkëqeverisjen e mundshme me PDK'në ose LDK'në etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat