Behgjet Pacolli e

Kosova

Behgjet Pacolli e

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 07:17

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk kishte fare vizion për formimin e FAK-ut në kohën sa ishte në opozitë.

Madje ai, siç shprehet Pacolli, në mënyrë të pakuptueshme Kryeministri e kundërshtonte fuqishëm atë reformë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot, krijimi i FAK, vijon të stagnojë. Ky stagnim vijon që dy vite, por shanset për votën pro krijimit të ushtrisë sonë nuk kanë qenë gjithmonë njëlloj. Komuniteti serb, me partitë e tyre para pak kohësh e jepnin votën pro FAK dhe ndërrimit të kushtetutës, por kërkonin nga ne që të pranonim zgjatjen edhe dy mandate të ulëseve për minoritetet, pas mbarimit të fazës kalimtare të Planit Ahtisaari. Por asokohe, nuk ndodhi ashtu.

Dua të veçoj këtu takimet e fundit të vitit 2013 kur Ambasada Amerikane, në mënyrë intensive punonte me ne,liderët e partive politike që të pranonin vazhdimin e mandateve të vendeve të rezervuara për minoritarët, edhe për dy mandate në këmbim të miratimit të ndërrimit të Kushtetutës dhe votës pro formimit të FAK-ut.

Në favor të kësaj reforme ishte vetëm PDK dhe AKR, ndërsa kundërshtohej fuqishëm nga përfaqësuesit e partive të tjera dhe LDK në veqanti. Kjo e fundit ishte shumë e zhurmshme dhe e kundërshtonte fuqishëm këtë ide. Për ne ishte krejtësishtë e parëndësishme si do të okupohën vendët e rezervuara për minoritetet, nga nje listë që tani quhet lista Srpska apo nga ata si të asaj kohe. Për ne do të ishte me rëndësi te formonim Ushtrinë e Kosovës dhe të bëjmë ndërhyrje në disa pika të Kushtetutës.

Ku jemi sot? Akoma kemi ulëse të garantuara për minoritetet, por nuk kemi FAK. Pse? Nuk kishte vizion tek liderët e Opozitës e tek z. Isa Mustafa që në menyrë të pakuptueshme e kundërshtonte këtë fuqishëm.

Unë e dija shumë mirë qe po humbiste një shans për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe ndërrimit të Kushtetutës në favor të shumicës së Kosovarëve.

Sa shkurtpamës ishin kundërshtarët e kësaj reforme!

Në këtë çështje, sot do duhet të bëjmë një pyetje për Kryeministrin: Pse nuk po formohet ushtria tani, z.Kryeministër? Pse humbëm gjithë këtë kohë dhe momentin më të mirë? Ky ishte vizioni i juaj, kështu do të ndodhë edhe më vizionin e juaj për Kosovën… Zot ndihmona!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat