Mot me vransira dhe të reshura shiu, të premten mundësi për reshje bore (Foto)

Kosova

Mot me vransira dhe të reshura shiu, të premten mundësi për reshje bore (Foto)

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 19:49

Gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdoj të mbajë mot kryesisht i vranët me të reshura shiu, e në vise malore edhe reshje bore. Gjatë ditës së premte pritet që reshjet e borës të zbresin edhe në vise të ulëta. Temperaturat në rënie, maksimalet deri në 3C, e minimalet deri në -4C në fundjavë.

Edhe ditëve të ardhshme vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e fushave me presion të ulët. Një ciklon nga Mesdheu gjatë ditës së nesërme do të zhvendoset në jug të rajonit duke sjellur vransira dhe të reshura shiu, e në vise malore edhe reshje bore.

Gjatë ditës së enjte një tjetër ciklon, me origjinë nga zonat polare do të depërtojë mbi Itali, e më pas edhe mbi rajonin tonë duke sjellur sërish të reshura shiu, ku ditën e premte, më vonë, pritet të shndërrohen në reshje bore. Reshjet e borës pritet të vazhdojnë deri të shtunën paradite, e më pas do të pushojnë.

Masat e ftohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon, do të vazhdojnë të zbresin temperaturat, me maksimale nga 6C-7C në 3C, e minimalet nga 2C deri në -4C, ditën e diel. Era do të fryejë kryesisht nga verilindja dhe veriu me shpejtësi 2-11m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të jetë në zbritje, e përgjatë fundjavës pritet të ngritet mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat