Shala: Kryeministri duhet të dijë çka ndodh në Kosovë (Video)

Kosova

Shala: Kryeministri duhet të dijë çka ndodh në Kosovë (Video)

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 19:08

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, që udhëheq edhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka kritikuar ashpër deklaratën e kryeministrit Isa Mustafa, që gjatë ditës ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar për vizitën e gjeneralit serb Ljubisha Dikoviq, në Kosovë.

Në një prononcim për KK, ai ka thënë se kryeministri duhet të jetë i informuar për gjithçka në Kosovë, ndërsa është shprehur i bindur që KFOR-i i ka njoftuar organet kosovare për këtë vizitë.

Shala ka thënë se KFOR-i dhe Kryeministri, duhet të tregojnë se çfarë marrëveshje është nënshkruar me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat