Visar Ymeri takim mobilizues me studentë për 28 Nëntor (Foto)

Kosova

Visar Ymeri takim mobilizues me studentë për 28 Nëntor (Foto)

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:17

Lëvizja Vetëvendosje së bashku me dy partitë e tjera opozitare AAK e Nisma kanë nisur përgatitjet për manifestimin e thirrur me 28 Nëntor.

E në vazhdën e këtyre organizimeve lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri sot ka zhvilluar një takim me disa studentë.

Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky ishte një tubim mobilizues për ditën e 28 Nëntorit.

Opozita është shprehur e vendosur lidhur me qëndrimet e tyre karshi marrëveshjeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi, ata madje kanë paralajmëruar se manifestimi i 28 Nëntorit do të jetë paqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat