​“Vrapo me FKS-në, Gjakovë 2015” mbledh mbi 4 mijë euro

Kosova

​“Vrapo me FKS-në, Gjakovë 2015” mbledh mbi 4 mijë euro

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 16:46

Forca e Sigurisë së Kosovës i ka dorëzuar kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, shumën prej 4 mijë e 177 euro, të grumbulluar nga aktiviteti sportiv në atletikë “Vrapo me FKS-në, Gjakovë 2015”, të organizuar një muaj me parë.

Paratë e mbledhura nga ky aktivitet, Komuna e Gjakovës do t’ia ndajë një institucioni shkollor për ndihmë në krijimin e hapësirave për fëmijët parashkollorë.

Kryetarja e Gjakovës Kusari-Lila ka falënderuar FSK-në për përzgjedhjen e komunës që ajo drejton për ta organizuar këtë aktivitet. Ajo tha se në bashkëpunim me drejtorinë e arsimit në këtë komunë, do të bëjnë përzgjedhjen e institucionit shkollor që do të përfitojë këtë shumë të parave.

Kusari-Lila: Paratë e mbledhura do të shkojnë për një institucion shkollor

“Mjetet prej 4 mijë e 177 euro që janë mbledhur nga ky organizim do të shkojnë në një prej institucionet shkollore të Gjakovës në ndihmë të hapësirave për fëmijë, sipas gjitha gjasave për moshat parashkollore. Mbetet të përcaktohet shkolla përfituese bashkë me drejtorinë e arsimit , por edhe një herë jam falënderuese FSK-së dhe angazhimit të tyre që ky të jetë aktivitet i suksesshëm”, tha Kusari-Lila.

E para e Gjakovës kishte pretendime edhe me të mëdha, duke thënë se vitin e ardhshëm pretendon që në Gjakovë ta sjellin gjysmëmaratonën.

Kusari-Lila: Pse mos ta sjellim vitin e ardhshëm gjysmëmaratonën në Gjakovë

“Për neve ka qenë kënaqësi e veçantë dhe privilegj që këtë vit të organizojmë, gjithashtu edhe iniciativë si komunë për organizime të tjera të vrapeve, e gjithashtu pse mos të synojmë që gjysmëmaratonën ta sjellim në Gjakovë. Faleminderit të gjithëve për organizimin, për përkushtimin që të bëhet një aktivitet i suksesshëm dhe jam e sigurt se ju kemi lënë hapësirë që të mendojmë organizime tjera të radhës. Ndërsa dua ta theksoj një fakt që vrapuesit i takoj kohë pas kohe dhe më pyesin se kur do tà « jetë vrapi tjetër me FSK-në, pasi është ndjenjë e veçantë dhe e dinë që me vrapin e tyre sado pak kanë ndihmuar fëmijët”, theksoi ajo.

Togerja e FSK-së Manushaqe Nura, tha se edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunime me komunën e Gjakovës, por edhe komuna tjera për të organizuar aktivitete të tilla me qëllim humanitar.

Nura: Janë shumë arsye për të cilat kemi zgjedh Gjakovën

“Edhe për neve ishte kënaqësi me qenë prezent në Gjakovë. Janë shumë arsye për të cilat kemi zgjedh Gjakovën, një ndër arsyet e para është për shkak të mos prezencës të madhe të FSK-së në Gjakovë, gjithashtu nuk kemi dyshuar në përkrahjen e Gjakovës si komunë që sigurisht nuk ka mundur gjatë gjithë vrapit. Po ashtu edhe bashkëngjitja e juaj “Vrapo me FSK-në” ka qenë inkurajim shtesë për gjithë vrapuesit, por edhe për institucionet që kanë lobuar për kà «të eveniment. Gjithashtu ajo kryesorja që ka qenë ndihmë fëmijëve të Gjakovës, kështu që faleminderit për mbështetjen që nga fillimi deri në fund”, tha Nura.

Maratona “Vrapo me FSK-në” kishte një shteg prej 10 kilometrash, ku kishte një numër të madh pjesëmarrësish, përfshirë edhe ndërkombëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat