Gjilani nga monitoruesit vlerësohet më i miri në nivel vendi

Kosova

Gjilani nga monitoruesit vlerësohet më i miri në nivel vendi

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 16:34

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja Fol, në kuadër të monitorimit që kanë bërë për këtë vit në Prokurimin Publik, Gjilanin e radhisin si më të mirin në nivel vendi për korrektësi dhe zbatimin e ligjit.
Lëvizja Fol ka organizuar sot, tryezë diskutimi me temën “Aktivitetet e Prokurimit Publik në periudhën nëntë mujore të vitit”, në të cilën është diskutuar përmbledhja e të dhënave statistikore në lidhje me aktivitetet e prokurimit në Komunën e Gjilanit, ku të pranishëm ishin edhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës, drejtorë të drejtorive komunale, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, Shoqëria Civile, mediat etj.
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, theksoi se për pushtetin janë shumë sfida që është dashur të tejkalohen deri më tani por, po nëhet punë e përkushtuar që të jemi sa më transparent dhe mbështetës në ligjet e Republikës së Kosovës.
“Në Komunën e Gjilanit, gjendja është përditë e më stabile, sepse gjithçka është duke u bërë në kuadër të përshkrimit ligjor dhe kontrollit në të njëjtën kohë. Edhe sa i përket Komitetit për Politikë dhe Financa në Gjilan, nga dhjetë takime që kemi mbajtur këtë vit, kemi rekomanduar për Kuvendin e Komunës, 64 propozim-vendime. Inkurajoj qytetarët e Gjilanit që me arsyeshmëri të iniciojnë pika të rendit të ditës, në rrugë zyrtare, në mënyrë që ajo të trajtohet dhe debatohet nëpër trupat profesionale të Kuvendit”, ka thënë ndër të tjerash Bunjaku – Rexhepi”, duke udhëzuar përfaqësuesit e opozitës se akuzat dhe dyshimet e opozitës, ti denoncojnë, ngase sipas saj ata shpërblehen për raportim të korrupsionit apo favorizimeve që mund të bëhen në ndonjë formë, ku pikëpreket paraja publike.
Kurse, Drejtori i Departamentit të Prokurimit, Sali Kqiku, tha se problemet e evidentuara nga Fol për një komunë të madhe siç është Gjilani janë të vogëla karshi angazhimeve dhe punës që bëhet, por gjithsesi kritikë me vend, kur kemi parasysh synimin që të kemi nivelin më të mirë të Prokurimit Publik.
“Nga aktivitetet e Prokurimit Publik që kemi për këtë vit, gjithçka është publikuar me kohë me qëllim të rritjes së transparencës publike. Edhe këtë vit ne jemi monitoruar nga KDI në tenderët për furnizim me naftë, mirëmbajtje të rrugëve dhe investime me kubëza betony, kun ë bazë të raporteve Prokurimi Publik radhitet ndër më të mirët në nivel vendi. Poashtu edhe Lëvizja Fol, ka qenë shumë kohë monitoruese e departamentit tonë dhe gjithcka është në kuadër të ligjit. Këtë e dëshmon kthimi prapa i vetëm dy tenderëve, të cilët në ritenderim kanë lëvizur përpara dhe tashmë janë në realizim e sipër të projekteve të ndryshme”, ka thënë ai ndër të tjerash.
Kurse, përfaqësuesit e opozitës, në këtë komitet, kanë dhënë vërejtjet për përmirësim, ngase sipas tyre ka dyshime për keqpërdorime në forma të ndryshme. Gjithashtu ata kanë kërkuar që të ketë më pak, Ftesa për Kuotim dhe të shkohet drejtë tenderëve të hapur të Prokurimit Publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat