AAK kërkon informata shtese rreth demarkacionit

Kosova

AAK kërkon informata shtese rreth demarkacionit

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 15:09

Partia e Ramush Haradinaj, AAK-ja ka kërkuar informacione shtesë lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, edhe pas publikimit te raportit se kufiri është i njëjti me atë të vitit 1974 e 1988.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot paska dalë më një propozim të ri, rreth mundësisë së zgjidhjes së çështjës së demarkacionit me Malin e Zi. Megjithëse ne ende nuk i kemi detajet e propozimit tw tij, e mirëpresim gatishmërinë e tij për të reflektuar.

Sa i përket propozimit të kryeministrit për demarkacionin me Malin e Zi, ai duhet të na japë informata shtesë.Nëse kryeministri është i gatshëm që ta zgjidhë këtë cështje, atëherë nuk është e nevojshme të komlikohen gjërat.

Ai duhet ta shkarkojë komisionin egzistues, duhet ta zhvlerësojë punën e tij(marrëveshjen) dhe tek mëpastaj të krijohet një komision i ri, edhe me ekspertë ndërkombëtar edhe me ekspert vendor.

Nëse në një situatë të tillë, kërkohet që ne të jemi pjesë e atij komisioni, sigurisht se ne do te jemi të gatshëm që ta japim kontributin tonë, thuhet në kumtesën e AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat